QËNDRUESHMËRI AFATGJATË: Ka një arsye pse e quajmë EverGuard. Është ndër membranat hidroizoluese më të qëndrueshme, më të forta dhe më jetëgjata – dizenjuar për të mbrojtuar investimin tuaj, asetet dhe mbi të gjitha njerëzit.
NGJITJE (ME AJËR TË NXEHTË) JASHTËZAKONISHT E FORTË: Një ngjitje (me ajër të nxehtë) e fortë mundëson një performancë më të lartë për një kohë më të gjatë ndaj kushteve atmosferike. REZISTENTE NDAJ MOTIT DHE NGRITJES NGA ERA: BMI EverGuard TPO ofron performancë
të shkëlqyer ndaj ngritjes nga era, duke kërkuar më pak fiksime për metër katror dhe hidroizolim të jashtëzakonshëm – pra sido të jetë moti, biznesi dhe njerëzit tuaj
mund të zhvillohen nën mbrojtjen e saj.
REZISTENCË E LARTË NDAJ KIMIKATEVE: E aftë të rezistojë ndaj kimikateve dhe përzierjeve të forta, EverGuard është projektuar të mbrojë në mënyrë të sigurt investimin tuaj përtej një game të gjerë skenarësh industrialë. QËNDRUESHMËRI E LARTË: Cilësia inovative dhe e qëndrueshme e ndërtimit të BMI EverGuard eliminon plastifikimet dhe HFC (Hydro Fluoro Carbon), në të njëjtën kohë ato ndihmojnë në uljen e kostove të energjisë përmes përmirësimit të efiçencës termike.
INSTALIM MË I SHPEJTË, MË I THJESHTË: E ndërmarrë nga kontraktorë të çertifikuar
të BMI RoofPro, me një gamë të plotë aksesorësh të duhur, BMI EverGuard heq koston e kohës joproduktive duke minimizuar ndërprerjen e jetëgjatësisë së ndërtesës tuaj.
PA RREZIK: Si një zgjidhje komplete, ajo mbrohet nga një zgjedhje e tre nivele të garancisë, në
përputhje me nevojat tuaja. Së bashku me një sërë çertifikimesh standarte të industrisë, ne kemi eliminuar burimet më të mëdha të rrezikut për çatinë tuaj të rrafshët.





Everguard tower